Nga Vendi
23 August 2021
Shtabi i krizës COVID19 pranë komunës së Tetovës me kërkesë për rritjen e kapaciteteve për vaksinim

Sot në mbledhjen e shtabit të krizës pranë komunës së Tetovë, ku ishin prezent përfaqësues nga të gjitha institucionet shëndetësore në vend si dhe zv/ministri i shëndetësisë z.Ilir Hasani.

Nga ajo që u dha si informatë aktuale, gjendja epidemiologjike në Tetovë dhe rajon është tejet kritike, me 1855 raste aktive, ku vetëm gjatë fundjavës më shumë se 257 qytetarë kanë kërkuar trajtim ambulantor shkaku i simptomeve dhe pasqyrës së vështirësuar shëndetësore.

Për momentin 120 qytetarë janë të shtrirë në qendrën klinike me përmbajtje oskigjeni kurse 3 prej tyre janë të vendosur në aparate të ventilimit. Gjatë 24 orëve të kaluara 1 person ka ndëruar jetë.

Sa i përket vaksinimit, në dy javet e fundit është rritur dukshëm numri i të vaksinuarve, ku prej 1500 deri 1800 qytetarë në ditë kanë pranuar dozën e parë, kurse rivaksinimi arrin deri 2300 doza të aplikuara ditore, numër ky që imponon rritjen e kapaciteteve gjegjësisht pikave për vaksinim në komunën e Tetovës.

Shtabi i krizës pranë komunës së Tetovës ka kërkuar rritjen e pikave të vaksinimit si dhe disperzimin e tyre në komunat përreth si: Bogovina, Tearca, Bërvenica, Zhelina dhe Jegunovca, me qëlllim që sa më shumë qytetarë në mënyrë të shpejtë dhe efikase të mund të vaksinohen, për të evituar rradhët dhe grumbullimet në pikat ekzistuese të vaksinimit në qytet.

Gjatë javës do të hapen edhe pika shtesë të vaksinimit brenda qytetit, si që janë Shtëpia e armatës (Muzeu i Tetovës), Elem Tours tek teleferiku, Qendra për Kulturë në Tetovë që do të përdoret si qendër rivaksinimi, si dhe ambulanta në fshatin Poroj të Tetovës.
Gjithashtu kërkuam që disa nga punktet e reja te vaksinimit të punojnë në 3 ndrime, duke filluar nga ora 07:00 e mëngjesit deri 24:00 në mesnatë, me qëllim që sa më shumë njerëz të mund të vaksinohen shpejtë dhe në mënyrë efikase.

Apelojmë që mjeket amë vullnetarisht të paraqiten në Shtepinë e shëndetit në Tetovë për të ndihmuar dhe për të marrë pjesë në procesin e vaksinimit. Gjendemi në situatë mjaft të rëndë dhe sistemi i shëndetësisë është stërngarkuar dhe ka nevojë për ndihmë dhe kapacitete shtesë, për sa i përket stafit dhe personelit mjekësor.

Gjithashtu bëjmë thirrje që qytetaret të respektojnë masat dhe protokolet mbrojtëse në mënyrë të përpiktë dhe rigoroze.

Kërkojmë nga qytetarët të tregohen të përgjegjshëm dhe të ndërgjegjshëm dhe të mos krijojnë rradhë dhe grumbullime të panevojshme në spitalin klinik dhe objektet përreth tij, për të mundësuar punën e pa pengesa në këtë qendër spitalore, e cila për momentin ofron shërbime shëndetësore për më shume se 200 000 banorë të Tetovës dhe Pollogut.
#vaksinohu



Të ndryshme
Më shumë
Jahjaga në Forumin e Katarit: Serbia duhet ta njohë Kosovën, kaq thjeshtë përmirësohen raportet24 June 2021
BE-ja heq kufizimet e udhëtimit për Maqedoninë16 June 2021
Shilegov: Askush nuk do të përjashtohet nga procesi i decentralizimit16 September 2021