Nga Bota
3 March 2026
Trump paralajmëron për “skenarin më të keq” në Iran, kërkon udhëheqje më të moderuar

Presidenti i Donald Trump deklaroi se “skenari më i keq” për Iran do të ishte ardhja në pushtet e një udhëheqjeje të re “po aq të keqe sa personi i mëparshëm”.

“Kjo mund të ndodhë. Ne nuk duam që kjo të ndodhë”, tha Trump gjatë një konference me Friedrich Merz në Shtëpinë e Bardhë, duke shprehur shqetësimin për zhvillimet e mundshme politike në Teheran.

Ai shtoi se disa nga kandidatët që administrata kishte marrë në konsideratë për udhëheqjen e vendit nuk jetojnë më, duke theksuar se “shumë shpejt, nuk do të njohim askënd”.

“Më duket se dikush nga brenda mund të jetë më i përshtatshëm”, u shpreh Trump, duke theksuar nevojën për një udhëheqës më të moderuar në Iran.

“Nëse ekziston një person i tillë. Ne kemi njerëz… më të moderuar”, shtoi kreu i Shtëpisë së Bardhë, duke sinjalizuar mbështetjen për alternativa që mund të promovojnë stabilitet dhe dialog.

Deklaratat e Trump vijnë në një kohë tensioni në Lindjen e Mesme, ku komuniteti ndërkombëtar ndjek me kujdes zhvillimet politike dhe ndikimin e udhëheqësve të rinj në politikën rajonale dhe globale.



Të ndryshme
Më shumë
Azir Aliu: Nevojitet ligj i ri për mbrojtje nga duhani, gjendja është alarmante13 January 2026
LSDM dhe OBRM-PDUKM në raundin e dytë do të garojnë në 25 komuna, partitë shqiptare në dhjetë19 October 2021
Ali Ahmeti në Akademinë përkujtimore për Fadil Vatën: Nderim për një jetë të dhënë për lirinë12 May 2025