Nga Rajoni
24 August 2021
Flet për herë të parë Edi Rama për këngëtarin serb që këndoi në Korcë / Cfarë fituat që e mallkuat, edhe Dua Lipën…

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë një postim në rrjetet sociale lidhur me performancën e Goran Bregovicit në Korçë.

Prezenca e tij në Festën e Birrës nxiti reagime të shumta, sidomos nga Kosova, duke shkaktuar tërheqjen e këngëtarëve që duhej të performonin atje.

Me gjithë reagimet, të dielën mbrëma 71-vjeçari u ngjit në skenën e Korçës dhe performoi para pjesëmarrësve, por incidentet nuk munguan, pasi u hodhën tymuese që kishin nxitur edhe panik te të pranishmit, porse koncerti vazhdoi deri në fund.

Në një publikim në Facebook, Rama thekson se “Bregovici nuk ka thënë asgjë kundër shqiptarëve, nuk i ka kënduar asfare
mas akrave të regjimit të Milosevicit dhe nuk ka qenë gjëkundi mbështetës i atij regjimi as me fjalë as me vepra”.

ZJARRI KINSE PATRIOTIK I GUSHTIT:

“Një gazetare e mirënjohur shqiptare e Kosovës, e cila respektohet ndërkombëtarisht dhe kontribuon për tribuna prestigjioze të shtypit botëror, e tha shumë troç se Goran Bregoviçi nuk ka asnjë lidhje, me asnjë prej të zezave që iu faturuan nga z jarrnxitës mendjefikur, sa në Prishtinë dhe sa në Tiranë”.

“Askush, hiç askund, nuk e dha asnjë provë të vetme për ta justifikuar his terinë mesjetare që shpërtheu kundër një muzikanti nga më të jashtëzakonshmit e Ballkanit. Ishte një histeri fashiste, e tur pshme për qytetarinë evropiane të shqiptarëve, për historinë dhe për traditën tonë po ashtu, e cila fatkeqësisht nuk dallonte aspak nga histeritë linçuese të grupeve fashiste kudo në botë”.

“Ku ndryshojnë për shembull ata që në Serbi i hakërrehen me fjalorin më të ndyrë Dua Lipës në rrjetet e saj sociale, vetëm pse ajo është një shqiptare krenare e Kosovës, e cila del mbështjellë me të dy flamujt e shteteve tona, me ata që iu hakërryen me shqipen më të ulët në rrjetet tona sociale Goran Bregoviçit, duke e trajtuar si një kriminel lufte e duke i veshur faje që ai nuk i ka bërë vetëm se ai këndon serbisht?”.

“Ndryshojnë vetëm në faktin se të parët shajnë e mallkojnë serbisht, ndërsa të dytët sharjet e mallkimet i lëshojnë në shqip. Të dyja palët i përkasin besnikërisht kategorisë së ulët njerëzore të urrejtësve të verbër, të cilës kjo botë i ka parë vetëm sherrin, kudo e kurdo që ajo ka arritur të imponojë mbi shoqërinë verbërinë e vet”.



Të ndryshme
Më shumë
Filipçe: Karrikia e plazhit lehtë mund të zëvendësohet me krevat spitali 2 August 2020
Mariçiq: Regjistrimi është i suksesshëm 1 October 2021
OBSh-ja thotë se pandemia do të zgjasë më shumë se ç’duhet21 October 2021