Nga Vendi
24 August 2021
Maqedoni: Mbi 11 mijë raste aktive me COVID-19

Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoni ka arritur në 11.042. Sipas qyteteve më shumë ka në Shkup (3.829), më pas në Tetovë (1.791) dhe Gostivar (1.467).

Numri i personave të hospitalizuar është 700. Ditën e djeshme u regjistruan 27 persona të vdekur, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ministria e Shëndetësisë dje njoftoi se nga 3.022 testime, pozitiv rezultuan 333 raste të reja. Ndërsa si të shëruar u evidentuan 367 persona.

Deri tani në vend janë bërë gjithsej 1.111.451 testime. Ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve është 169.202, prej të cilëve 152.465 janë shëruar, ndërsa 5.695 kanë ndërruar jetë./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
OBRM-PDUKM: Nuk ka hetim objektiv kur Zaev dhe Filipçe hetojnë Zaevin dhe Filipçen10 September 2021
Policia vazhdon kontrollet në trafik, mbi 1300 gjoba gjatë fundjavës 7 July 2025
Vaksina ruse për Covid, Venezuela kërkon vullnetarë për testimin 2 September 2020