Nga Rajoni
24 August 2021
Mërgimtari nga Italia: Kam ardhur enkas për të dëgjuar Bregoviçin

Nën sigurinë e shumë forcave policore, muzikanti Goran Bregoviq performoi më 22 gusht në Festën e Birrës në Korçë. Gjatë koncertit u hodh gaz lotsjellës dhe disa persona u shoqëruan në polici. Pjesëmarrja e Bregoviqit në koncert ishte kundërshtuar paraprakisht në Kosovë dhe Shqipëri.

“Si duket gaz lotsjellës, na dogjën sytë, frymëmarrja. Nuk e pamë. këtu u ndodhëm dhe u farmakosëm”, tha Ermira Niçi, njëra prej të prekurave nga gati lotsjellës.

Pjesëmarrësit në koncert thanë se e shijuan performancën e Bregoviçit.

“Kam ardhur enkas nga Milano për ta dëgjuar sepse e kam parë edhe një herë një koncert të tij shumë vite përpara në Milano dhe është super muzikant”, tha Jusuf Beshiri, mërgimtar nga Italia.

“Është shumë bukur, shumë argëtuese. Po kënaqemi, është shumë mirë. Erdhëm për Bregoviçin”, tha Gjorgjia Karageraki.

Koncerti u nis me këngën “Kosovska” ndërsa përfundoi me këngën “Kallashnikov”.



Të ndryshme
Më shumë
Në shkollat e Maqedonisë disa paralele ndodhen në izolim për shkak të infektuarve me COVID-19 7 September 2021
Hyn në fuqi Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Maqedoni24 August 2021
Aksident në autostradën Tetovë-Shkup, lëndohen dy persona25 August 2020