Nga Vendi
24 August 2021
Shkupjani nga Vardari peshkon krap me peshë prej 82 kilogramëve

Në lumin Vardar, afër qytetit të Velesit, Nazmi Aktashi, një i ri nga Shkupi me hobi peshkimin gjatë fundjavës, kapi mustak 2 metra dhe 10 centimetra të gjatë me peshë prej 82 kilogramëve.

Peshq të tullë ka në lumin Vardar, por ata rrallë kapen. Aktashi thotë se ishte me fat që kapi këtë lloj peshku në grepin e tij. Ai për Gazeta.mk, tha se pasi ka postuar fotografi dhe video në faqen e tij zyrtare në Facebook, ka marrë oferta nga shoqata dhe individë të ndryshëm për ta blerë peshkun e tij, por që ai ka refuzuar.

Ky lloj peshku përmban shumë proteina dhe yndyrë. Peshku është i pasur me acide yndyrore, aminoacide, vitamina A, minerale (kalcium, fosfor, magnez, kalium). Ka shumë elementë të rrallë në të. Përmban kobalt, squfur, krom, jod, fluor, hekur, zink, etj.



Të ndryshme
Më shumë
Shkëndija shpallet kampione e Maqedonisë së Veriut për herë të 5-të17 May 2025
Sot në Kosovë, 47 të infektuar dhe 22 të shëruar nga COVID-1922 June 2020
Kejvina Kthella pranoi një mesazh banal, reagon publikisht28 September 2021