Nga Rajoni
24 August 2021
I prangosur dhe me kokë ulur, Dardan Krivaqa dërgohet në stacionin policor në Ferizaj

Është arrestuar i dyshuari kryesor i vrasjes së 18-vjeçares, M.O, Dardan Krivaqa.

Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, njofton se është arrestuar i dyshuari për ‘’Vrasje të rëndë’’. Vrasja e rëndë, ka ndodhur me datën 22.08.2021 në Ferizaj, ku humbi jetën 18 vjeçarja M.O (F/K) . Ai po shoqërohet në polici”, thuhet në njoftimin e policisë.

RTV Dukagjini ka publikuar pamje të momentit kur Dardan Krivaqa I shoqëruar nga Policia e Kosovës është futur brenda stacionit policor në Ferizaj.

Dardan Krivaqa është i dyshuari kryesor për vrasjen e 18-vjeçares, M.O, që të dielën është dërguar pa shenja jete në emergjencën e Ferizajt.

I arrestuar si i dyshuar për këtë rast është edhe Arbër Sejdiu që është arrestuar dy ditë më parë.

Krivaqa, emër i njohur për policinë ishte në kërkim tash e dy ditë.

Varrimi i të ndjerës, M.O do të bëhet sot, ndërkaq, babai i saj ka bërë të ditur se bija e tij ishte e frikësuar nga Krivaqa dhe nuk kishte guxuar të ju tregonte për telashet që i kishin pasur.

 



Të ndryshme
Më shumë
Ndërron jetë ish-kryetari i Komunës Qendër Zhupa, Mazllum Hasan 8 September 2020
Hoti: S’ka marrëveshje në Bruksel pa njohje reciproke 3 September 2020
Ju jeni kafshë, mësuesja nga Shkupi ofendon nxënësit 23 September 2021