Nga Vendi
25 August 2021
Certifikatë të Covid-19 gjatë hyrjes në Maqedoni, definohen detajet e kalimit në kufi

Në seancën e sotme të Qeverisë janë definuar detajet për vendimin që nga 1 shtatori, Maqedonia e Veriut të vendosë kushte në kufij, për hyrje në vend.

Sipas vendimit të miratuar sot, nga 1 shtatori 2021 shtetasit e vendit dhe të huaj do të mund të hyjnë në territorin e Maqedonisë së Veriut nëse paraprakisht në vendkalimet kufitare tregojnë:

– Certifikatë/vërtetim për imunizim të kryer (vaksinim) të virusit SARS-CoV-2, gjegjësit pranim i më së paku dy dozave të vaksinës kundër sëmundjes ngjitëse Kovid-19, apo
– Certifikatë/vërtetim për Kovid-19 të kaluar në 45 ditët e fundit, duke e konsideruar ditën e shërimit, apo
– Vërtetim mjekësor për test negativ PCR të kryer në 72 orët e fundit para hyrjen në territorin e Maqedonisë së Veriut

Siç sqarojnë nga Qeveria, për shtetasit tanë të cilët kthehen në vendin tonë pas 1 shtatorit, kurse nuk kanë test PCR apo vërtetim për pranim të vaksinës apo se kemi kaluar Kovid-19, do të caktohet masa e karantinës prej 7 ditësh – izolim shtëpiak me vendim të Inspektoratit Shtetëror Sanitar – Shëndetësor.

Shtetasit e huaj, sipas vendimit, të cilët transitojnë nëpër Maqedoninë e Veriut do të mund ta bëjnë këtë në afat prej 5 orësh me deklaratë të nënshkruar paraprakisht në hyrjen e vendit të cilën duhet ta tregojnë para kontrollit kufitar në dalje të shtetit.



Të ndryshme
Më shumë
Ligji për shtetësi në Maqedoni, nuk po shqyrtohet asnjë amendament26 July 2021
Moti me diell, temperatura deri në 39 gradë28 June 2021
Pas mesnate është regjistruar tërmet në Shqipëri, dridhjet janë ndier edhe në Shkup19 July 2021