Nga Vendi
21 June 2021
Topallov: Gjithë historia në Maqedoni bazohet në gënjeshtra

“E gjithë shkenca e historisë në Maqedoni bazohet në gënjeshtra dhe falsifikime”, tha prof. Kiril Topalov, anëtar i Komisionit të Përbashkët midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për çështjet historike midis dy vendeve në “BTV“.

“Ka shumë njerëz në Bullgari që e kritikojnë komisionin tonë historik, se nuk e bëjmë punën si duhet. Si ta bëjmë punën me njerëz që shtrembërojnë qëllimisht faktet historike?”, tha ai.

Sipas tij, vendet evropiane mendojnë në mënyrën e duhur dhe shohin kush po mbron orientimin e tyre evropian.

Ai thotë se qëllimi i vizitës së kryeministrit Zoran Zaev është që disi ta vendosë Bullgarinë në pamundësi për të refuzuar atë që dëshiron Maqedonia.

Nga Qeveria e RMV-së thonë se deklaratat e disa politikanëve bullgarë janë veprime kundër fqinjësisë së mirë dhe miqësisë, duke komentuar ish-ministrin Bullgar të Mbrojtjes Krasimir Karakaçanov dhe eurodeputetin Angel Xhambaski.



Të ndryshme
Më shumë
Tërmeti i mbrëmshëm në Shqipëri është ndjerë edhe në Maqedoni18 October 2021
Vendimet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për panelet solare, audiovizuelët, tragjedinë dhe çështje tjera23 November 2021
BDI: Qytetarët i njohin premtimet e thyera, Qeveria nuk ka bilanc për t'u mburrur28 June 2026