Nga Vendi
28 June 2026
BDI: Qytetarët i njohin premtimet e thyera, Qeveria nuk ka bilanc për t'u mburrur

Zëdhënësja e BDI-së, Arta Bilalli Zendeli, ka akuzuar Qeverinë për mungesë rezultatesh dhe mosrealizim të premtimeve të dhëna para qytetarëve. Sipas saj, qytetarët presin institucione serioze dhe qeverisje me përgjegjësi, e jo propagandë dhe marketing elektoral. "Koha e mashtrimeve ka përfunduar. Qytetarët e dinë se kush premtoi gjithçka dhe nuk realizoi asgjë. Dy vjet më vonë, НИШТО nuk ka bilanc qeverisës për t'u mburrur. Ka vetëm një listë të gjatë premtimesh të thyera", deklaroi Bilalli Zendeli. Ajo theksoi se qytetarët janë të vetëdijshëm për, siç u shpreh, premtimet e pambajtura të Qeverisë dhe kërkojnë rezultate konkrete në vend të fushatave propagandistike.



Të ndryshme
Më shumë
Gjashtë të vdekur dhe 129 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni24 July 2020
Petkoviq: Borell do të flasë me Bidenin për takimin Kurti-Vuçiq15 June 2021
15 persona të ndaluar brenda 24 orëve për shkelje në trafik, 4 prej tyre të mitur 9 August 2026