Nga Rajoni
25 August 2021
Dardan Krivaqa pritet sot që të paraqitet para gjykatës

Dardan Krivaqa, i dyshuari kryesor në rastin e vrasjes së 18 vjeçares nga Ferizaj pritet që sot të dal para gjykatës.

Avokati i tij Admir Salihu, tha që sot mund të ndodh që ai të paraqitet para trupit gjykues.

“Atij i është caktuar dje masa e paraburgimit prej 48 orë, por s’besoj që e lënë deri nesër. Ai sot mund të paraqitet para gjykatës. Por, ende nuk kam ndonjë informacion”, tha ai për Klan Kosova.

Kurse zyrtarja për informim Albënora Bekteshi-Hoti, tha se nuk ka akoma një kërkesë nga ana e prokurorisë.

“Ende nuk kemi ndonjë kërkesë të paraqitur nga ana e prokurorisë. Në momentin që do të kemi do të ju njoftojmë”, tha ajo.



Të ndryshme
Më shumë
“Nënën ta vrava, tani e ke radhën ti”, burri vret gruan dhe tenton të mbysë djalin 18-vjeçar21 June 2021
Të gjitha shtetet ku shqiptarët mund të udhëtojnë lirshëm dhe çfarë duhet të dinë25 June 2021
Rrahmani: Ju të Albinit, që doni me u martu burra me burra e gra me gra, Kodin Civil po jua sjell në Qeveri më 15 nëntor10 October 2026