Nga Vendi
25 August 2021
Sot përfundon konkursi për paraqitjen e regjistruesve në Maqedoni

Konkursi publik për punësimin e regjistruesve dhe instruktorëve të rretheve për Regjistrimin e ardhshëm të popullsisë, familjeve dhe banesave vazhdon sot.

Të gjithë kandidatët e interesuar për regjistrues rajonalë mund të aplikojnë në aplikacionin online të disponueshëm në www.stat.gov.mk dhe popis2021.stat.gov.mk.

Konkursi u hap më 20 korrik, por më pas u zgjat deri më 25 gusht.

Enti Shtetëror i Statistikave informon se do të organizohen testime shtesë të kandidatëve të regjistruar deri më tani, ndërsa listat e kandidatëve të regjistruar deri më tani dhe informacioni për kohën dhe vendin e testimit publikohen në komisionet e rajoneve të regjistrimit.

Kontaktet me këto komisione dhe informacion shtesë lidhur me testimin janë në dispozicion në linkun: https://popis2021.stat.gov.mk/PopisniReoni.aspx

Regjistrimi i popullsisë, familjeve dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të mbahet nga 5 shtator deri më 30 shtator 2021./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Mërgimtari i bën ‘kahre’ Policinë, e dënojnë pesë herë nga Nishi në Beograd30 July 2021
Maqedoni: Miratohen planet për hapjen e shkollave fillore dhe të mesme me prani fizike30 June 2021
Në Universitetin e Kabulit tash për tash ndalohen profesoreshat dhe studentet28 September 2021