Nga Vendi
25 December 2025
“Drejtësia” për spitalin modular në Tetovë: Reagim publik nga kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu

Pas vendimeve të fundit të Gjykatës lidhur me rastin e tragjedisë së spitalit modular në Tetovë, ku u dënuan me burg disa nga funksionarët e kohës, mes tyre edhe ish-drejtori i Spitalit të Tetovës, Florim Besimi, ka reaguar publikisht kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, nga radhët e koalicionit VLEN.

Sejdiu është i vetmi zyrtar publik që deri më tani ka dalë me një qëndrim të hapur lidhur me këtë rast, duke e cilësuar procesin gjyqësor si padrejtësi dhe zhvendosje të përgjegjësisë nga ata që kishin pushtetin real për vendimmarrje.

Në reagimin e tij, ai shprehet:

"‘Drejtësia’ për spitalin modular në Tetovë

Sot, në emër të drejtësisë, po dënohen njerëz që nuk vendosën, nuk projektuan, nuk mbikëqyrën dhe nuk kishin pushtetin për të ndaluar tragjedinë e spitalit modular në Tetovë.

Ata nuk hapën tenderë.

Ata nuk përcaktuan standarde ndërtimi.

Ata nuk kishin përgjegjësi për mbikëqyrje.

Dhe megjithatë, sot po mbajnë barrën e fajit.

Ndërkohë, ata që kishin pushtetin real, që firmosën, që vendosën dhe që heshtën, janë ende të lirë.



Të ndryshme
Më shumë
Maqedoni, do të vlejnë fletëvotimet që nuk do të kenë vulë27 October 2021
Sela për tragjedinë në Tetovë: Nuk do të lejojmë të fshihen pisllëqet 9 September 2021
Ndodh incidenti i papritur në “Air Albania” gjatë hedhjes së shortit në Shqipëri28 August 2020