Nga Rajoni
25 August 2021
Zgjidhet “dembeli” më i madh në Mal të Zi, qëndroi shtrirë 117 orë

Dubravka Aksiq nga Podgorica është fituese e konkursit tradicional të shtrirjes, i cili u mbajt në Fshatin Etno të Malit të Zi në Donja Brezna, raporton RTCG.

Ajo qëndroi shtrirë për 117 orë, duke thyer rekordin e mëparshëm.

Fituesi do të marrë shpërblim prej 300 euro.

Rekordi i mëparshëm i të qëndruarit i shtrirë ishte 52 orë.

Ndryshe, ky është një konkurs në të cilin Mali i Zi është unik në Evropë, dhe është veçanërisht interesant për shkak të stereotipit të pranuar për këtë komb se ata janë dembelë.



Të ndryshme
Më shumë
Garë e ashpër në Tearcë31 October 2021
Amir Rrahmani nis veprime ligjore ndaj atyre që e kërcënojnë dhe sulmojnë gjatë grumbullimeve me Kosovën11 September 2026
Komuna e Tetovës shpall 1 Dhjetorin ditë zie për Shpat Kasapin30 November 2025