Nga Vendi
25 August 2021
Çajla, Forina dhe Çegrani pajisen me aparate ventilimi me oksigjen

Banorët e Çajlës, Forinës dhe Çegranit nga sot kanë në ambulantat e fshtrave të tyre aparate ventilimi me okigjen të cilat mund të përdoren edhe në kushte shtëpiake.

Këto aparate janë siguruar nga Fondacionet e këtyre tre fshtrave në Zvicër dhe vijnë në një kohë mjaftë të rëndësishme, pasi të njejtat mund të shfrytëzohen nga pacientë të prekur nga Covid – 19.

Në fshatin Çajlë ka katër pajisje të tilla, prej të cilave njëra do të vendoset te ambulanta e fshatit, kurse tre tjera do të mbeten te Bashkësia Lokale e fshatit dhe do t’u shpërndahen sipas nevojës banorëve për aq kohë sa do t’ju nevojiten.

Kryetari i Bashkësisë Lokale të fshatit Çajlë, Sinan Elezi ka falenderuar bashkëatdhetarët për këtë ndihmë që i bëhet vendlindje, sidomos thotë ai, tani kur vendi kalon valën e katër nga pandemia.

Në total janë 29 aparate për ventilim me oksigjen, njëzet nga Fondi i Çegranit për ambulantën e Çegranit dhe Forinës, pesë nga Shoqata e Forinës për për pot ë njejtën ambulantë dhe katër janë Fondacionit të Çajlës. Ato mund të përdoren edhe nga pacientë të cilët vuajnë nga sëmundjet në mushkëri.

Ndërkohë, një mërgimtar nga fshati Vranjofcë, i cili është dhëndër nga fshati Çajlë, kishte siguruar ushqim për 15 familje të cilave u është përkeqësuar situata ekonomike për shkak të krizës financiare shkaktuar nga pandemia.

Që kur ka filluar pandemia, Bashkësia Lokale e fshatit Çajlë në bashkëpunim me mërgatën, ka shpërndarë me mijëra pako ushqimore për familjet nevojate.



Të ndryshme
Më shumë
Teuta Arifi edhe zyrtarisht kandidate për Tetovën, merr mbështetje nga Ali Ahmeti dhe dega e Tetovës 3 September 2021
Bytyqi: Është përmirësuar standardi i jetesës në Maqedoni17 September 2021
KSHZ sot do të debatojë për çmimin e reklamimit të paguar politik 6 August 2021