Nga Rajoni
4 July 2020
Velipojë, mbytet një 76-vjeçar nga Gjakova

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Plazhin e Velipojës në Shkodër.

Një turist, 76-vjeçar është mbytur teksa lahej në plazhin e Velipojës. Sipas hetimeve paraprake mësohet se shtetasi Martin Gjini nga Gjakova ka pësuar infrakt teksa ishte brenda në det.

Pavarësisht ndihmës së dhënë, fatkeqësisht 76-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë.

Ngjarja e rëndë detare regjistron dhe humbjen e parë të jetës për këtë sezon turistik, në plazhin e Velipojës.



Të ndryshme
Më shumë
Mahmut Ferati: Tetova ime, lutemi për ty! 9 September 2021
MPB apelon maturantëve: “Festoni me përgjegjësi – pa makina, alkool dhe drogë”15 May 2025
Inteligjenca doganore parandalon 45 persona që të ikin nga izolimi përmes aeroporteve të Shkupit dhe Ohrit25 August 2021