Nga Bota
25 August 2021
Një burrë mbështjell shalqirin në bark dhe dy pjepër në gjoks për të përjetuar shtatzëninë

Një burrë australian sfidoi veten e tij për të parë nëse mund të mbijetonte një ditë të tërë të shtatzënisë duke simuluar në trupin shtatzaninë.

Maitland Hanley dokumentoi veten duke kryer disa punë të përditshme me peshën e një barku mesatar të shtatzënisë të lidhur në stomakun e tij.

Sipas NHS, mesatarisht, gratë fitojnë mes 9-12.5 kg peshë gjatë shtatzënisë, njofton Klan Kosova, shkruan The Independent.

Në përpjekje për ta përjetuar këtë, Hanley përdori disa shtresa të ngjitësit për të mbajtur një shalqi që peshon mesatarisht rreth 9 kg në stomakun e tij dhe dy pjepër më të vegjël në gjoksin e tij.

“Burrat s’e kuptojnë si është të kesh një top të madh basketbolli të mbështjellur te ti”, ishte një ndër komentet që mori Hanley.



Të ndryshme
Më shumë
Punëtorët pa paga, investime pa buxhet: AD Transport dhe infrastruktura hekurudhore në krizë27 January 2026
Gjykata Themelore e Koçanit hodhi poshtë ankesën e Prokurorisë për paraburgimin e inspektorëve të DAP-it24 November 2025
Udhëheqësit fetarë nënshkruajnë deklaratë të përbashkët kundër ekstremizmit të dhunshëm në Maqedoninë e Veriut13 May 2025