Nga Vendi
28 August 2020
Sot Tetova sërish proteston kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike

Sot në ora 19:00, në Tetovë është paralajmëruar sërish protestë kundër vendimit të Komisionit Rregullator Energjetik (KRRE) për shtrenjtimin e rrymës për 7,4%.

Protesta do të mbahet në Sheshin Iliria në Tetovë. Kjo është protesta e katërt me radhë.

Organizatorët e protestës kanë hapur një faqe në Facebook, kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike me emrin “BOLL MË”. Dje në këtë faqe janë publikuar disa video ku persona të njohur të skenës shqiptare si dhe qytetarët e Tetovës japin përkrahjen e tyre duke udhëzuar dhe të tjerët për të marrë pjesë në protestat e sotme.

 

Ndërkaq, javën e kaluar protesta është mbajtur gjithashtu edhe në Kumanovë, Kërçovë, Dibër, Gostivar dhe Shkup.



Të ndryshme
Më shumë
BDI: Ndryshimet qeveritare nuk janë reformë, por pranim i dështimit të VLEN-it13 July 2026
Ndërron jetë gazetarja e njohur Gordana Duvnjak, lë pas karrierë të gjatë në media21 April 2026
Pas eleminimit të Portugalinës ja për cilën kombëtare do të bëj tifo Mourinho29 June 2021