Nga Bota
26 August 2021
Pas vdekjes së gruas, 41-vjeçari bën zbulimin horror në shtëpi

Një burrë i ve francez bëri një zbulim tronditës… Ai gjeti kufomat e tre fëmijëve në shtëpinë e tij pranë qytetit të La Manshit, ndërsa merrej me pastrimin e pronës.

41-vjeçari njoftoi autoritetet pasi hasi në atë çfarë kishte mbetur prej të vegjëlve, të fshehura në dollapin e një hangari jashtë shtëpisë.

Trupat gjendeshin në qese plastike, të mbështjella me mbulesa, ku midis tyre u gjendën edhe dy thika kuzhine.

Nuk është e qartë nëse trupat e fëmijëve janë të sapolindur, foshnje apo fetuse, për shkak të shkallës së përparuar të dekompozimit të tyre.

Nga hetimi paraprak, ata nuk datojnë në të njëjtën periudhë.

Çifti nuk kishte fëmijë, ndërsa gruaja kishte patur dy fëmijë nga një marrëdhënie e mëparshme. Autopsia do të jetë ajo që do të përcaktojë shkakun e vdekjes së secilës prej kufomave, ndërkohë autoritetet nuk kanë parashtruar asnjë hipotezë.



Të ndryshme
Më shumë
Sela uron fillimvitin shkollor 1 September 2021
Nora Istrefi mahnit me figurën trupore në një nga paraqitjet e fundit 9 August 2021
Simovski: Regjistrimi po zhvillohet me intensitetin e dëshiruar, dje janë regjistruar mbi 93 mijë persona14 September 2021