Nga Bota
27 August 2021
Dita më vdekjeprurëse për trupat amerikane në Afganistan që prej vitit 2011-të

Sulmet e kësaj të enjteje në aeroportin e Kabulit shënojnë ditën më vdekjeprurëse për trupat amerikane në Afganistan, në më shumë se një dekadë.

Në Gusht në 2011-s, një helikopter që transportonte forca speciale të SHBA u godit nga trupat talibane në Tangi Valley, rreth 97 kilometra nga jugperëndimi i Kabulit.

30 trupa amerikane gjetën vdekjen atë ditë.

Më shumë se 60 persona, 12 prej tyre shtetas të shërbimit amerikan mbetën të vrarë nga shpërthimet e kësaj të enjteje në Afganistan. Në qendër të sulmeve pranë aeroportit të Kabulit ishin qytetarët afganë që tentojnë të largohen drejt Shteteve të Bashkuara apo shtetas amerikanë të shërbimit.

Sulmet ndodhën pranë portës Abbey të aeroportit të Kabulit dhe afër një hoteli që njihej si vendqëndrim i britanikëve. Pas shpërthimeve kamikaze nisën breshëritë e armëve, që shkaktuan dhjetëra të vdekur të tjerë. Të plagosurit janë me qindra. Përgjegjësinë për sulmet i mori i ashtuquajturi Shteti Islamik.



Të ndryshme
Më shumë
Tensione dhe fyerje ndërpersonale në seancën e kuvendit19 March 2026
Kimete Berisha: Kosova ferr për shqiptarët, serbët e Kurtit po marrin rroga nga shteti pa punuar26 July 2021
Osmani: Me Serbinë nuk do të bisedojmë asnjëherë për integritetin territorial dhe statusin e Kosovës15 September 2021