Nga Bota
27 August 2021
Biden mesazh terroristëve: Ne do t’ju ndjekim dhe ju do ta paguani

Presidenti Joe Biden po flet nga Shtëpia e Bardhë pas sulmeve me bombë jashtë aeroportit të Kabulit që vranë 12 ushtarë amerikan dhe dhjetëra afganë.

Biden e ka cilësuar si “ditë të vështirë” në Kabul. Ai thotë se sulmi terrorist është i llojit për të cilin flisnim dhe ishin të shqetësuar. Presidenti thotë se është duke u informuar vazhdimisht për situatën në terren.

Biden dërgoi një mesazh të fortë për xhihadistët e ISIS, të cilët pranuan autorësinë e sulmeve. Nga Shtëpia e Bardhën, ai i kërcënoi se SHBA do t’i ndjekë dhe do t’i bëjë ta paguajnë. “Ne do t’ju ndjekim dhe ju do të paguani,” tha ai.

Presidenti amerikan gjithashtu shprehu trishtimin dhe i cilësoi heronj ushtarët e vrarë, për të cilët tha se ishin angazhuar “në një mision të rrezikshëm për të shpëtuar jetën e të tjerëve”.

“Këta anëtarë të shërbimit amerikan që dhanë jetën, është një fjalë e tepruar, por është krejtësisht e përshtatshme këtu, ishin heronj; heronj që ishin angazhuar në një mision të rrezikshëm vetëmohues për të shpëtuar jetën e të tjerëve,” tha Biden.

“Kemi kaq shumë për të bërë. Vetëm duhet të qëndrojmë të palëkundur. Të qëndrueshëm”, tha Biden më tej.

Presidenti i SHBA u shpreh i bindur se do ta përfundojnë misionin e tyre në Afganistan.

“Ne do të përfundojmë misionin tonë dhe do të vazhdojmë, pasi trupat të tërhiqen, të përcaktojmë mjetet me të cilat mund të gjejmë çdo amerikan që dëshiron të dalë nga Afganistani,” tha ai.



Të ndryshme
Më shumë
Aferdita Demaku si 20 vjeqare pozon me gjinse të shkurtra 2 July 2021
Gashi në pritje të propozimit të kryeministrit për ministrin e ri të Shëndetësisë: “Vendimi do të merret menjëherë sapo të arrijë”27 May 2025
Dy ditë pa u parë, Graniti i bën Fifit surprizë romantike14 October 2021