Nga Vendi
6 September 2021
Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit mori vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1,48 % në raport me vendimin e datës 30.08.2021.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 dhe të EURODIZELIT (D-? V) rriten për 1,00 denar/litër, ndërkaq çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (?L-1) rritet për 0,50 denarë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit ?-1 SU rritet për 0,824 denarë/kilogram dhe tani do të jetë 37,843 den/kg.

Nga data 7.9.2021, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë për motorë EUROSUPER BS 95 – 72,00 (denarë/litër)
Benzinë për motorë EUROSUPER BS 98 – 74,00 (denarë/litër)
Naftë për motorë EURODIZEL BS (D-E V) – 63,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) – 63,00 (denarë/litër)
Mazut ?-1 SU 37,843 (denarë/kilogram)

Në periudhën e kaluar shtatëditore të gjitha çmimet referente në bursat botërore, mesatarisht shënojnë rritje edhe atë: te benzina për 3,506 %, te nafta për 3,108 %, te vaji ekstra i lehtë për 2,719 % dhe të mazuti për 3,856%.

Në të njëjtën periudhë kursi i denarit në raport me dollarin është më i ulët për 0,724%. Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 7.9.2021.

Tregtarët me shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe lëndë djegëse për transport, mund t’i formulojnë çmimet e derivateve të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar.



Të ndryshme
Më shumë
Dënimi ndaj serbit që dhunoi një shqiptare gjatë luftës, reagon Albulena Haxhiu 5 July 2021
Dhuna në shkollën e Sarajit, Prokuroria nisë procedurë kundër pesë të miturve14 December 2025
Të martën në ora 14 takohen Zaevi e Thaçi 2 August 2020