Nga Rajoni
31 July 2026
Reagime pas takimit Vuçiç–Dana White, në qendër të vëmendjes lahuta

Takimi i presidentit serb Aleksandar Vuçiç me presidentin dhe CEO-n e UFC-së, Dana White, ka ngjallur reagime në rrjet, veçanërisht për një dhuratë të paraqitur gjatë takimit. Sipas pamjeve dhe raportimeve që qarkullojnë në rrjetet sociale, Vuçiç i ka dhuruar White një lahutë, në kuadër të promovimit të eventit të parë të UFC-së në Beograd, të planifikuar për 1 gusht. Dhurata ka hapur debat për prejardhjen dhe identitetin kulturor të këtij instrumenti tradicional, ndërsa në hapësirat shqiptare është kundërshtuar pretendimi se lahuta mund të paraqitet thjesht si pjesë e trashëgimisë folklorike serbe. Debati është rikthyer në vëmendje edhe për shkak të lidhjes së lahutës me traditën e pasur të këngëve epike në trevat shqiptare të veriut. Takimi mes Vuçiçit dhe White u zhvillua në prag të debutimit të UFC-së në Serbi. Organizata ka konfirmuar zyrtarisht se eventi do të mbahet në Beograd më 1 gusht, duke shënuar herën e parë që UFC organizon një event në Serbi.



Të ndryshme
Më shumë
Marin Mema në Tropojë: “Dita e Plisit”, mesazh për ruajtjen e trashëgimisë kombëtare22 June 2026
Trump refuzon të mbështesë Netanyahun përpara zgjedhjeve në Izrael 1 October 2026
Inspektorati obligon Taravarin të menjanon Deponinë e egër në dalje të Çegranit 8 October 2021