Nga Vendi
27 August 2021
Sllovenia dhe Maqedonia e Veriut dënojnë sulmin në Kabul: Jemi të gatshme të kundërvihemi

Ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska pas takimit me homologun e saj slloven, Matej Tonin ka njoftuar se kanë biseduar për sulmin e djeshëm në afërsi të aeroportit të Kabulit, ku mbetën të vrarë ushtarë dhe civilë amerikanë.

Ka njoftuar, se Maqedonia e Veriut dhe Sllovenia e dënojnë ashpër sulmin dhe kanë shprehur gatishmëri që t’i kundërvihen sulmuesve.

“Si dy ministra të Mbrojtjes, anëtare të NATO-s sot kuptohet se takimin e filluam duke shprehur shqetësim të thellë dhe dënim të ashpër për atë që dje ndodhi në Kabul, në Afganistan, në sulmet ku jetën e kanë humbur edhe ushtarë, edhe civilë dhe duam që kjo dhunë e padrejtë, e pakuptueshme, e papranueshme ta dënojmë fuqishëm dhe të themi se edhe si anëtare të NATO-s, fuqishëm do t’i kundërvihemi zhvillimeve të tilla të ngjarjeve në Afganistan. I ndamë edhe përvojat për qytetarët tanë apo figurat ushtarake në Afganistan”, tha Shekerinska në paraqitjen para mediave në Ohër, transmeton TV21.

Ndërkaq, dje 13 ushtarë amerikanë mbetën të vrarë dhe 15 të tjerë u plagosën – ngjarja më vdekjeprurëse në Afganistan që nga viti 2011.



Të ndryshme
Më shumë
Raportuesit e PE-së: Fushata, pa kërcënime30 June 2020
Toshkovski: BDI ka mundur në të kaluarën të zbatonte ligjin për uniformat e policisë23 September 2025
Filipçe: Vaksina kundër Covid 19 nuk do të jetë e obligueshme, por…(VIDEO) 8 August 2020