ShowBiz
27 August 2021
Almeda Abazi me pushime në Shqipëri, Tolgahan Sayisman promovon bukuritë e jugut

Almeda Abazi prej vitesh jeton në Turqi, vend në të cilin ka krijuar familjen e saj me aktorin e famshëm Tolgahan Sayisman. Megjithatë ajo rikthehet herë pas here në Shqipëri, ashtu siç ka bërë edhe ditët e fundit. Almeda ka vizituar këtë javë Shqipërinë së bashku me partnerin e saj.

Të dy kanë udhëtuar menjëherë drejt jugut, për të shijuar disa ditë pushime në brigjet e kaltra. Almeda ka ndarë foto nga këto pushime, por ajo që i ka habitur të gjithë është fakti se edhe Tolgahan ka promovuar bukuritë e vendit tonë. Aktori turk ka postuar në Instagram një foto nga Dhërmiu, që duket se i ka pëlqyer shumë. Ky është një promovim i vërtetë për vendin tonë, duke qenë se Tolgahan ka me miliona ndjekës në Instagram dhe është një aktor shumë i njohur në Turqi.

Kujtojmë se më 8 qershor, Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman u bekuan me një fëmijë të dytë. Në jetën e tyre erdhi një tjetër engjëll, një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Alina, ashtu siç kishin lajmëruar edhe më herët. Lajmin e bukur e dha vetë Tolgahan, i cili shkroi në një postim në rrjete sociale:

“Mirë se erdhe në jetë princesha ime. ALINA. Ti na solle gëzim të gjithëve”.

Më herët, Almeda ka folur si rrallëherë për fëmijët e saj. Në videon e fundit të publikuar në “YouTube”, bukuroshja shqiptare  është ndalur te lindja e Alinës ku ka zbuluar se ka vuajtur më shumë me vajzën sesa me Efehanin.

“Shtatzënia me Efenë ishte e lehtë, por me Alinën jo. Prej pandemisë nuk dilja dot nga shtëpia. Më përzihej, doja të flija gjithë kohën, kisha rrathë të zinj poshtë syve, u shëmtova shumë”, u shpreh Almeda.



Të ndryshme
Më shumë
I dashuri i aktores Adriana Matoshi mbush 22 vjet24 June 2021
Nuk do të ju besohet! Inteligjenca artificiale regjistrohet si studente arti në një universitet në Vjenë10 June 2025
Don Xhoni zbulon se Noizy i paska bërë “follow”, por ai ia la seen, “Të premtoj se …” 3 August 2021