Sport
27 August 2021
Kur Ronaldo “betohej” se nuk do luante për Cityn, ia kujton edhe Rooney

Wayne Rooney nuk beson se Cristiano Ronaldo do të transferohet tek Manchester City.

“Mendoj se Cristiano ka një trashëgimi shumë të mirë në Manchester United dhe e di se sa krenar është si lojtar dhe person”, ka thënë Rooney për talkSPORT.

“Unë nuk mund ta shoh atë të bashkohet me Cityn, por kështu është futbolli që ju kurrë nuk e dini. Sigurisht financiarisht ai nuk ka nevojë ta bëjë këtë. Mendoj se ka më shumë të ngjarë që të shkojë te PSG”, ka deklaruar legjenda e Manchecter United.

Çfarë deklaronte dikur Ronaldo?

Sot është shumë pranë transferimit tek ekipi i “florinjtë”, por dikur Ronaldo thonte ndryshe.

“Të luaj me City dhe jo me United? Nuk do ta bëj këtë gjë. Pse? Sepse zemra i e rreh për Manchester United.

Mund të them se do të jetë shumë shumë shumë shumë shumë shumë shumë shumë e vështirë të luaj me Manchester City për shkak të Manchester United.

Mendoni se paratë do të me ndryshojnë tani që jam 30 vjeç? Nuk mendoj kështu, ky nuk është një problem. Po të jetë për të luajtur për para mund të shkoj në Qatar dhe ndoshta do të merrja më shumë para se tek Manchester City.”

Sipas AS, klubi anglez dhe sulmuesi portugez kanë arritur marrëveshjen mes tyre: kontratë për 3 sezone, me 15 milionë euro në sezon.



Të ndryshme
Më shumë
Zv.presidentja e SHBA-së, Kamala Harris falënderon Kosovën për pranimin e afganëve: Të forcojmë marrëdhëniet Kosovë-SHBA 4 September 2021
Qeveria bullgare e ka aprovuar Memorandumin mes Maqedonisë së Veriut, Bullgarisë dhe Shqipërisë për Korridorin 815 October 2021
Zeka : Nëse e bëni Naser Zyberin kryeministër i keni 12 votat tona, në të kundërtën opozitë! 8 August 2020