Nga Vendi
27 August 2021
Artan Grubi vizitoi Spitalin Klinik në Tetovë

Artan Grubi
Për të parë gjendjen e vështirë me Pandeminë në Tetovë, bashkë me kryetaren e komunës znj. Teuta Arifi, vizituam Spitalin Klinik në këtë qytet.
U informuam nga drejtori z. Besimi mbi situatën në të cilën gjendet Tetova me rrethinë si dhe kapacitetet me të cilat disponojnë.

Me këtë rast, theksova mbështetjen e Qeverisë për të gjitha institucionet shëndetësore dhe personelin mjekësor që të përballojmë sa më lehtë këtë situatë të krijuar.
Apeloj tek të gjithë qytetarët që të respektojnë masat dhe rekomandimet e autoriteteve shëndetësore për mbrojtje nga virusi.



Të ndryshme
Më shumë
Mickoski: Doganat me rezultate rekord, tejkalohet për herë të parë pragu prej 12 miliardë denarësh në muaj14 April 2026
Kultivonte kanabis në gota plastike, arrestohet prishtinasi 2 July 2021
Përmbytje masive në Bullgari, shkatërrohet fshati turistik – raportohet edhe për viktima 4 October 2025