Nga Vendi
27 August 2021
DanellaArsovska kandidate e pavarur për kryetare të Shkupit

Danella Arsovska e ka rrugën e hapur që të kandidojë e pavarur për kryetare të Qytetit të Shkupit, pasi mblodhi nënshkrimet e nevojshme.

Këtë e bëri të ditur vetë ajo në “Facebook” dhe kërkoi mbështetjen e qytetarëve.

“Ditën e sotme e përfundojmë me mbledhjen e nënshkrimeve për kandidaturën time. Ju premtoj se bashkë do ta bëjmë qytetin metropol, me të cilin do të krenohemi. Për Shkupin nga ne, për Shkupin tonë. Koha është për zgjidhje të shpejta dhe efikase për qytetin tonë, sepse të gjithë duam të jetojmë në qytet të bukur”, shkroi Arsovska, transmeton TV21.



Të ndryshme
Më shumë
Ilindeni, mesazhe të ndryshme nga Mickoski dhe Filipçe për të ardhmen e vendit 2 August 2026
Mediumi serb ironizon me protestën kundër Bregoviqit: U tund mali, polli miu 9 August 2021
Teuta Arifi zyrtarisht kandidate për Tetovën 2 September 2021