Teknologji
29 August 2021
Hiqen nga Youtube 1 milion video rreth Covid-it

Kompania: Në mes të një pandemie globale duhet të ndalojmë infomacionet e rreme

Që nga fillimi i pandemise YouTube ka hequr më shumë se një milion video që përmbanin “dezinformacion të rrezikshëm mbi koronavirusin”.

Deklarata vjen ndërsa platformat e medias sociale po kritikohen nga udhëheqës politikë se kanë dështuar të ndalin përhapjen e informacionit të rreme e të dëmshëm në lidhje me virusin e tema të tjera. YouTube tha në një postim në blog se e ka mbështetur vendimin tek “qëndrimet për të cilat bien dakord ekspertët e organizatave shëndetësore”, përfshirë Qendrat Amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve si dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë, por vuri në dukje se në disa raste, “dezinformatat janë më pak të qarta të kuptohen”, me daljen e fakteve të reja.

Politikat tona përqendrohen në heqjen e çdo videoje që mund të çojë drejtpërdrejt në dëmtim të botës reale“, shkruante shefi i platformës Neal Mohan.

Që nga Shkurti i vitit 2020, ne kemi hequr mbi një milion video me informacion të rrezikshëm mbi koronavirusin, sikurse ato të lidhura me kura të rreme ose pretendime se ai (COVID-19) eshtë një mashtrim“, tha ai. “Në mes të një pandemie globale, të gjithë duhet të jenë të armatosur me informacionin më të mirë në dispozicion për të garantuar sigurinë tonë e të familjes“.

Ndërkohë kompania njoftoi gjithashtu se po punonte për të përshpejtuar procesin për heqjen e videove te tjera rreth koronavirusit./Klan News



Të ndryshme
Më shumë
Miss Kosova dhe Miss Shqipëria ngrisin tre gishta bashkë me Miss Serbinë27 October 2021
Katër të vdekur dhe 118 raste të reja në Maqedoni23 June 2020
Sherri i bujshëm/ Einxhel habit me deklaratën e papritur për Kejvinën13 June 2021