Nga Vendi
30 August 2021
Zaev: Të gjitha reformat në vend u zbatuan

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, sot mori pjesë në Forumin Evropian Alpbah, i cili këtë vit përkushtohet në tre tema: “Sigurimi i ardhmërisë së Evropës “, “Financimi i ardhmërisë së Evropës” dhe “Ndryshimet klimatike”.

Përmes lidhjes me video-konferencë, Kryeministri Zaev mori pjesë në panelin “Perspektivat e Maqedonisë së Veriut” bashkë me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë dhe për Ballkanin Perëndimor, dhe në fjalimin e tij hyrës theksoi se anëtarësimi i vendit në BE është perspektivë edhe pa alternativë edhe krahas dëshpërimit nga bllokimi i procesit eurointegrues nga ana e Bullgarisë.

“Jemi tërësisht të përkushtuar në këtë proces prandaj na udhëheqin vlerat evropiane që janë edhe vlera tona dhe të cilat me të gjitha politikat që i implementojmë e realizojnë evropeizmin dhe ky është motivimi ynë më i fuqishëm. Qëllimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk është anëtarësim për shkak të anëtarësimit por për shkak të arritjes së standardeve dhe implementimit të atyre standardeve në të gjitha sferat e shoqërisë sonë”, theksoi Kryeministri Zaev.

Ajo që vendi është në rrugën e vërtetë dhe se i plotësoi të gjitha kriteret, shtoi Kryeministri Zaev, u konfirmua me vendimin dhe rekomandimin e Komisionit Evropian deri te Këshilli Evropian më 20 mars të vitit 2020, mbështetur nga të gjitha vendet anëtare të BE-së, për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut, organizim i së cilës më pas u bllokua nga Republika e Bullgarisë.

“BE-ja ka detyrim moral ndaj Maqedonisë së Veriut. Të gjitha reformat në vend u zbatuan ose janë duke u zbatuar, me fqinjët i zgjidhëm çështjet që ishin të hapura pas disa dekadave, siç ishte Marrëveshja e Prespës me Greqinë, ose Marrëveshja për Fqinjësi të Mirë dhe Miqësi me Bullgarin. Maqedonia e Veriut është model i suksesshëm i një bashkësie funksionale multietnike dhe një udhëheqës i bashkëpunimit rajonal, ndërsa me anëtarësimin në NATO u bëmë një faktor stabiliteti në Ballkanin Perëndimor”, tha Kryeministri Zoran Zaev në Forumin Evropian Alpbah.

Ai shtoi se të gjitha shtetet anëtare janë të njëzëshme që Maqedonia e Veriut ka realizuar dhe se BE-ja mbetet të përmbush vendimin e saj për fillimin e bisedimeve dhe se shpreson se kjo do të bëhet realitet sapo Bullgaria të formojë një qeveri politike funksionale dhe tha se shpreson se Samiti për Ballkanin Perëndimor në Lubjanë më 6 tetor do të ketë një lëvizje serioze drejt zgjerimit të bllokuar të BE -së.

Mes çështjeve nga auditoriumi në Forum, vëmendje e veçantë iu kushtua nismës Ballkani i Hapur, për të cilën Kryeministri Zaev theksoi se nuk ështe një alternativë për anëtarësim në BE, por një proces që përshpejton proceset e eurointegrimit të vendeve në rajon, që lidh Ballkanin Perëndimor sipas parimeve të BE-së dhe që jep një kontribut të madh në përforcimin e miqësisë dhe bashkëpunimit.



Të ndryshme
Më shumë
Reagojnë nga Serbia pas deklaratës së presidentit turk për njohje të reja për Kosovën21 July 2021
Strategjia për liberalizim dhe zhvillim të tregjeve financiare dhe çështja e kriptovalutave 2 September 2021
Ja kur mbahen zgjedhjet lokale në Maqedoni20 September 2020