Nga Bota
31 August 2021
Gjashtë militantë islamikë dënohen me vdekje për vrasjen e dy aktivistëve LGBT

Gjashtë anëtarë të një grupi militant islamik u dënuan me vdekje të martën nga një gjykatë në Bangladesh për vrasjen brutale të dy aktivistëve të komunitetit LGBT pesë vite më parë.

Xulhaz Mannan, 35 vjeç, redaktor i revistës së parë të Bangladeshit për komunitetin LGBT, dhe aktori Mahbub Rabbi Tonoy, 25 vjeç, u vranë në një banesë në kryeqytetin Daka në prill të vitit 2016.

Përgjegjësinë për vrasjen e tyre e kishte marrë grupi Ansar Al Islam, krah rajonal i grupit Al-Qaeda, shkruan Reuters.

Vrasja e këtyre dy personave ishte pjesë e një vargu sulmesh kundër aktivistëve ateistë, akademikëve dhe pakicave të tjera. Rastet e kishin tmerruar shtetin me rreth 170 milionë banorë dhe i kishin nxitur shumë njerëz që të fshihen ose të arratisen nga vendi.

Prokurori publik, Golam Sarwar Khan, tha se nga tetë të pandehurit, gjashtë prej tyre u shpallën fajtorë për vrasje dhe u dënuan me vdekje.

Tribunali Special Kundër Terrorizmit gjithashtu i shpalli fajtorë këta gjashtë persona për anëtarësim në një organizatë terroriste, Ansar Ullah Bangla. Policia thotë se ky grup është përgjegjës për më shumë se dhjetë vrasje të aktivistëve dhe blogerëve sekularistë.



Të ndryshme
Më shumë
KSHZ: Gjithsej 8.791 persona kanë kontrolluar në ndodhen në Listën Zgjedhore të Maqedonisë30 August 2021
“Sozia” e kryeministrit britanik është një bebe 4-muajshe22 June 2021
Nëna hidhet nga 200m lartësi me foshnjen 1 muajshe e djalin 3 vjeç13 October 2021