Nga Vendi
31 August 2021
Refugjatja afgane lind beben e saj në Shkup

Ka lindur shtetasja afgane që mbrëmjen e djeshme zbriti në Aeroportin e Shkupit, në javën e 39-të të shtatëzanisë, shkruan Alsat. Autoritetet shëndetësore njoftojnë se pasditen e sotme në Klinikën e Gjinekologjisë shtetasja afgane ka lindur një fëmijë të gjinisë mashkullore.

“Ajo dhe fëmija i porsalindur janë në gjendje të mirë shëndetësore”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Ndryshe, përveç shtetases që tashmë ka lindur, në grupin e 149 refugjatëve afganë ka edhe katër gra shtatzëna.



Të ndryshme
Më shumë
Gjermania dhe Franca s’e dëgjojnë OBSh-në, do ta japin dozën e tretë të vaksinës 5 August 2021
Ministria e Brendshme paralajmëron për sulme të shpeshta phishing: Kujdes me email-et mashtruese13 May 2025
Ramiz Kelmendi: Ne në Kosovë jemi më të pasur, se mërgimtarët që jetojnë në Gjermani26 August 2021