Nga Vendi
1 September 2021
Rreth 1.000 të hospitalizuar nga coronavirusi në Maqedoni

Në Maqedoninë e Veriut ka rreth 1.000 të hospitalizuar. Spitalet më të ngarkuara janë ai i Gostivarit, Tetovës dhe pjesërisht në Kërçovë, Strugë dhe Ohër.

Në 24 orët e fundit u regjistruar 870 raste të reja me coronavirus nga 5.844 testime, ndërsa 37 të tjerë humbën jetën, kurse më i riu prej tyre ishte 22 vjet.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe deklaroi se sistemi shëndetësor është i gatshëm dhe se ka kapacitete të mjaftueshme spitalore.

“Siguruam shtretër për të gjithë pacientët. Këtë e bëjmë me sistem të rotacionit. Këtu në Shkup u hapën Kovid Qendrat shtesë. Për çdo ditë kemi konsultime me drejtorët dhe me kuadrin në dispozicion, mjek dhe infermiere që të hapen qendra shtesë”, tha Filipçe.

Në lidhje me moshën e pacientëve, më së shumti janë pacientët mbi 60 vjet, ndërsa përqindjen më të vogël e kanë fëmijët.

“Ka rreth 20 fëmijë të hospitalizuar në spitalin në Kozle dhe kanë kryesisht formë të lehtë të sëmundjes”, tha Filipçe.

Prej rasteve të vdekjes, pjesa më e madhe është mbi 60 vjet, ndërsa prej tyre 73% kanë sëmundje kronike.

“Ajo që vërehet është shumë gjatë po mjekohen jashtë spitaleve dhe vijnë në mjek shumë vonë, me parametra të këqija, me saturim të ulët”, thotë Filipçe./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Këto shtete evropiane janë gati t’ju paguajnë për të lëvizur dhe punuar atje, kaq mund të paguheni27 August 2021
BDI mbron rikthimin e Grubit: “Proces transparent, pa standarde të dyfishta dhe me respektim të prezumimit të pafajësisë”23 February 2026
Trabzonspori nuk ndalet: Pas Muçit, tani Uzuni në shënjestër27 May 2026