Nga Bota
1 September 2021
Nuk e lejon Kurani/ Talebanët ndalojnë vaksinimin kundër Covid

Sikur të mos mjaftonte kaosi i krijuar nga marrja e pushtetit nga ana e talebanëve, Afganistani rrezikon të gjendet përballë një tjetër plage: ajo e Covid.

Talebanët kanë ndaluar vaksinimin në disa zona dhe tashmë mund ta shpallin të paligjshëm në të gjithë vendin. Në rast se do të kishte një valë të re infektimesh, vendi nuk do të ishte aspak gati.

Banorët tregojnë se talebanët kanë mbyllur të gjitha qendrat spitalore dhe i përdorin vetëm për ushtarët e tyre. Mjekësia dhe sektori shëndetësor kanë mbaruar në momentin e mbërritjes së tyre.

Njerëzit në rrugë nuk mbajnë as maska, dhe shprehen se janë më të frikësuar nga talebanët se sa nga virusi. Ish kreu i shëndetit publik afgan u shpreh se pa ndihmën e qeverive dhe organizatave ndërkombëtare, situata mund të transformohet në një katastrofë humanitare.

Dhe problemi do  të arrinte deri në Perëndim ku pritet një valë emigrantësh afganë që largohen nga vendi i tyre. Dhe në të kaluarën, talebanët e kanë shprehur hapur refuzimin e vaksinave, përfshirë atë kundër poliomelitit. Në këtë refuzim ka dhe arsye fetare: në shumë vaksina, në fakt, përdoren përbërës që vijnë nga derri, që është i ndaluar me Kuran.

Ndërkohë kompanitë prodhuese të vaksinave këmbëngulin prej kohësh se ka vaksina kundër Covid që nuk kanë përbërës të tillë.



Të ndryshme
Më shumë
Pendarovski uron Ilindenin, Ditën e Republikës: T’i lëmë anësh ndasitë e të bashkohemi rreth idealeve të Ilindenit 2 August 2021
Asnjë i viktimë nga Covid 19 , bie numri i të infektuarëve në Tetovë29 September 2021
​Avokati Koci kërkon nga mbrojtja e drejtuesve të UÇK-së sqarim se çka ndodhi në Hagë?19 September 2026