Nga Bota
1 September 2021
Në Zvicër lopët e plagosura barten me helikopter nga Alpet

Qytetarët e shtetit të Zvicrës janë çuditur me atë që kanë parë në qiell.

Shumë lopë të plagosura u bartën me helikopter nga Alpet Zvicerane.

Lopët e plagosura gjatë qëndrimit në sezonin verore u bartën me helikopter nga malet e Alpeve të Zvicrës për tu dërguar më pas për mjekim. E gjithë bartja e tyre u bë në mënyrë shumë të sigurtë, shkruan Reuters.

Një duzinë e kafshëve u bartën pranë malit Klausenpass, rreth 1,950 metra mbi nivelin e detit.

Pjesa tjetër e tufës prej 1,000 copë lopë këtë fundjavë do të zbresin në zonën Urnerbode n në kantonin qendror të Uri, për paradën vjetore për gjedha.



Të ndryshme
Më shumë
Tre muaj para zgjedhjeve lokale dihet kush do ta fitojë Tetovën10 August 2021
Bëhet thirrje që të mbytet ky insekt, kjo është arsyeja17 September 2021
Përplasje diplomatike pas deklaratës së ministrit shqiptar të jashtëm, reagon Besar Durmishi24 April 2026