Nga Vendi
1 September 2021
Maqedoni: Nga coronavirusi humb jetën pacientja 15 vjeçare

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në Klinikën për Sëmundje Infektive ka humbur jetën pacientja nga fshati Sellcë e Tetovës.

“Pacientja në gjendje të rëndë shëndetësore është sjellur në Klinikën Infektive, pas 13 ditëve që ka pasur simptoma të sëmundjes. Para se të mjekohet në spital, ajo është ankuar 10 ditë”, thonë nga MSH.

Sipas raportit mjekësor, thonë nga MSH, bëhet fjalë për rast të rëndë me formë të rëndë të sëmundjes, ndërsa pacientja ka qenë me obes.

“Anketa epidemiologjike është pozitive, përkatësisht sipas deklarimeve të të atit të pacientes, edhe e ëma e saj ka humbur jetën nga COVID-19”, thonë nga MSH./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Leonora Jakupi ‘tallet’ me lotët e Messit: Kurrë se dita çka ka, i shkoj dita tu kajtë 9 August 2021
Votojnë edhe banorët në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë14 February 2021
“S’ka dasma”, Labinot Tahiri me shoqëri hedhin valle në pishinën e shtëpisë së tij 1 July 2020