Nga Vendi
9 June 2025
Prokuroria jep fjalët përfundimtare për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit

Sot në Gjykatën Themelore Penale në Shkup pritet të mbahen fjalët përfundimtare të prokurorisë në gjykimin për vrasjen makabre të të miturës Vanja Gjorçevska dhe banorit të Velesit, Pançe Zhezhovski.

Seanca vjen pasi në seancën e kaluar përfundoi faza e administrimit të provave, në një proces gjyqësor që nisi në shtator të vitit 2024. Gjatë gjykimit janë dëgjuar dëshmi të shumta, përfshirë ato të familjarëve të viktimave, zyrtarëve të institucioneve, hetuesve dhe bashkëpunëtorëve të të akuzuarit kryesor, Lupço Palevski.

Prokuroria ka paraqitur një sërë provash materiale, përfshirë video-incizime, komunikime elektronike dhe sende të sekuestruara nga vendi i ngjarjes. Megjithatë, të akuzuarit, që në fillim të procesit, kanë mohuar fajësinë. Lupço Palevski, i akuzuari kryesor, ka deklaruar vazhdimisht se bëhet fjalë për një proces të montuar politikisht.

Sipas aktakuzës, Palevski së bashku me Bore Videvskin, Velibor Manevin, Vlatko Keshishovin dhe Aleksandar Gjorçevskin, kanë planifikuar rrëmbimin e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska, me qëllim që të detyronin një anëtar të afërt të familjes së saj të paguante para në këmbim të lirimit të saj.

Gjithashtu, sipas prokurorisë, rrëmbimi i Pançe Zhezhovskit kishte për qëllim marrjen e automjetit të tij “Citroen”, që më pas u përdor për rrëmbimin e vajzës në Shkup.

Vanja u raportua e zhdukur më 27 nëntor, ndërsa Pançe më 24 nëntor të vitit 2023. Trupat e pajetë të tyre u gjetën më 3 dhjetor në afërsi të Shkupit dhe Velesit, duke tronditur opinionin publik në Maqedoninë e Veriut.

Gjykimi po ndjeket me interes të lartë publik dhe pritet që pas fjalëve përfundimtare, gjykata të shpallë vendimin në një nga rastet më të rënda kriminale të viteve të fundit në vend.



Të ndryshme
Më shumë
Qeveria do të mbajë mbledhjen e rregullt të 101-të24 August 2021
Provokative si Gjyste Vulaj ... 17 September 2021
Filipçe thotë se nuk përjashtohet mundësia e vendosjes së masave kufizuese për kufijtë 6 July 2020