Nga Vendi
1 September 2021
Ndalet dasma në Shkup, asnjë prej mysafirëve s’ka qenë i vaksinuar

Tre objekte hotelerike janë mbyllur për shkak të pranimit të mysafirëve të pavaksinuar.

Inspektorati Shtetëror i Tregut bashkërisht me Ministrinë e Punëve të Brendshme ka mbyllur tre objekte, ndërsa në mesin e objekteve të mbyllura është restorant për dasma nga ku gati askush nga mysafirët s’ka qenë i vaksinuar.

“Kontrollet në objektet hotelerike që i bëjmë bashkërisht me policinë për shkak se ne si Inspektorat nuk mund të legjitimojmë mysafirët. Ndaluam një dasma nga ku gati askush nga mysafirët nuk kishte certifikatë për vaksinim, ndërsa në Shkup mbyllëm një kafene në qendër të qytetit ku kishte të rinj të pavaksinuar”, tha zëdhënësja e Inspektoratit të Tregut, Aleksandra Koteli.

Inspektorët thonë se kryesisht respektohen masat e Qeverisë dhe gjithkund ka person ku kërkohet vërtetimi për vaksinim.

Ndryshe, dënimet për mosrespektim të masave është 250 euro për personat fizik dhe deri në 30 mijë euro për objektet hotelerike./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Apple pritet të nxjerrë laptopin më të mirë në treg10 October 2021
BE për rastin e Vlora Hysenit: Besim i plotë te SPAK, po i ndjekim nga afër zhvillimet26 September 2026
Studentja realizon fotot e diplomimit në fushën ku punojnë prindërit e saj16 June 2021