Kuriozitete
11 July 2020
Gorrie, mjeku që zbuloi sistemin e ftohjes së ajrit

Më 8 korrik 1842, mjeku John Gorrie, zbuloi sistemin e parë të ftohjes së ajrit.

Mjeku dëshironte që të sëmurët nga ethet ta ndjenin veten më mirë në klimën subtropikale të Floridës, prandaj u kërkonte infermierëve që të sillnin kova me akull dhe të frynin ajrin përmes akullit.

Lëvizja e ajrit nëpër akull krijonte një efekt ftohës. Nuk kaloi shumë dhe John Gorrie e la mjekësinë për t’u marrë me eksperimente.

Ai u përpoq të ndërtonte një makinë me amoniak që të ftohte ajrin dhe kështu lindi makina e parë mekanike e akullit e më pas frigoriferi.

Sot, në gjithë botën ftohja qendrore dhe në përgjithësi ajri i kondicionuar është kthyer në diçka të zakonshme në shumicën e shtëpive, zyrave dhe veturave



Të ndryshme
Më shumë
Një vajzë 8-vjeçare në gjendje të rëndë, pasi u sulmua nga një ujk në një kopsht zoologjik në Gjermani30 October 2026
Shqipëria pengon 370 kilogram marihuanë të futet në Maqedoninë e Veriut 7 August 2020
26 mërgimtarë që pësuan nga aksidenti në Kroaci, transportohen për në Kosovë në ora 16:3027 July 2021