Nga Vendi
7 August 2020
Shqipëria pengon 370 kilogram marihuanë të futet në Maqedoninë e Veriut

Në pikën kufitare mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, policia shqiptare ka ndaluar një dërgesë masive me marihuanë që të futet në Maqedoni.

“Droga është zbuluar në një kamion të tipit “mercedes” me regjistrim të Shqipërisë, i kamufluar si kompani për shitje të mobiljeve dhe i drejtuar nga shtetasi shqiptar F.A (26 vjeç). Destinacioni i fundit ishte Maqedonia e Veriut” thuhet në njoftimin e policisë.

 

Nga policia e Shqipërisë do të bashkëpunojnë me autoritetet e Maqedonisë së Veriut për të gjetur bashkëpunëtorët që do duhej të presin marihuanën e porositur. /Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Shokët e Kombëtares zgjedhin më të mirin e tyre15 December 2025
Zohran Mamdani bën histori: Kryebashkiaku i parë mysliman dhe më i riu në historinë e New York-ut 5 November 2025
Dikur thoshte është “haram”, por Fero pritet të jetë njëri nga konkurrentët e sezonit të ri të “BBVK”24 October 2026