Nga Rajoni
1 September 2021
Vuçiq shprehet “i brengosur”: Kosova po fillon një fushatë të re të njohjeve

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha sot në Bled të Sllovenisë se është i shqetësuar, ngase sipas tij, Prishtina po ndërmerr një aksion të ri lobimi për njohje, si dhe pranimin në organizatat ndërkombëtare, transmeton Reporteri.net.

“Unë jam i shqetësuar për këtë fakt, dhe ne morëm informacione, jo nga Miroslav Lajçak, por nga burime të inteligjencës, se Prishtina do të ndalojë plotësisht zbatimin e mëtejshëm të marrëveshjes së Uashingtonit nga 4 shtatori”, u tha Vuçiq gazetarëve në Bled.

Vuçiq shprehet i bindur se kjo do të sjellë paqëndrueshmëri shtesë në rajon. Ai tha gjithashtu se integrimi evropian i Serbisë është i  lidhur me çështjen e Kosovës.

“Ne nuk mund të jemi pjesë e BE -së derisa të zgjidhim marrëdhëniet me Prishtinën,  kjo është e qartë për të gjithë dhe nuk duhet të gënjejmë”, tha ai para mediave pas takimit  me të dërguarin e BE -së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Kujtojmë se, më 4 shtator, përfundon moratoriumi 1-vjeçar, për të cilin Kosova dhe Serbia u pajtuan në Washington. Kosova u pajtua që të mos kërkojë njohje ndërkombëtare në këtë periudhë, kurse Serbia që të mos bëjë fushatë për çnjohje të pavarësisë së Kosovës. /Reporteri.net



Të ndryshme
Më shumë
Gruaja i jep fund jetës pas 13 muajsh betejë me Covid-1924 June 2021
Mickoski: Doganat me rezultate rekord, tejkalohet për herë të parë pragu prej 12 miliardë denarësh në muaj14 April 2026
Papa Leoni XIV kritikon Trumpin për Iranin, thirrje për paqe dhe shmangie të përshkallëzimit 7 April 2026