Nga Rajoni
27 August 2020
Shqipëri-Rekord të shëruarish në 24 orët e fundit, situata në spitalet COVID

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 158 qytetarë e kanë fituar betejën me COVID19 në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 4791 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 168 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19 (dje ishin 164), 14 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 42 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes./ Opinion.al



Të ndryshme
Më shumë
Mickoski merr pjesë në Samit, por nuk përmend Tiranën – komentohet nga ndjekësit16 May 2025
Rogerti sfidon publikisht Jozin në ring: Hajde ta bëjmë tamam!17 September 2026
Në Shkup u themelua Lëvizja “Arbëria”, një organizim i ri politik 5 July 2025