Nga Vendi
5 July 2025
Në Shkup u themelua Lëvizja “Arbëria”, një organizim i ri politik

Në Shkup u themelua Lëvizja “Arbëria”, një organizim politik që themeluesit thonë se nuk është në formatin e një partie, por vetëdije të re, revoltë ndaj zhgënjimit politik, manipulimit me aktivistët, dhe shfrytëzimit të qytetarit. Lëvizja sipas njoftimit në Kuvendit Themelues, nuk do të ketë kryetar, por Këshill Drejtues, i cili përbëhet prej 9 deri në 15 anëtarë. Pjesë e këshillit janë tre ish deputetë të Partisë Demokratike Shqiptare, Bekim Fazliu, Orhan Ibrahimi dhe Merale Ferati. Krahas tyre, do të jetë edhe profesori Mitasin Beqiri. Tani për tani, nga lëvizja nuk zbuluan nëse do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të tetorit, ndërsa theksuan se megjithatë kanë vija të kuqe për parti të caktuara.

“Kjo lëvizje nuk niset si parti politike sepse e dimë fare mirë se në çfarë janë shndërruar partitë tona shqiptare. Në ndërmarrje private të interesave të ngushta që ne emër të popullit e shfrytëzojnë popullin, ndërmarrje private të kryetarëve që shfrytëzojnë aktivistin për të fituar miliona për vete e që e lënë aktivistin të varur pas një kontrate ose edhe më keq me vite të papunë. Parti që në emër të përfaqësimit kanë instaluar klientelizëm, servilizëm dhe padrejtësi”, tha Bekim Fazliu, Lëvizja “Arbëria”./Alsat.mk



Të ndryshme
Më shumë
Shkalla e parë e dënoi për falsifikim. Gjykata e apelit e shpall Luiz Ejllin të pafajshëm 8 May 2025
Kurti: Për gjashtë muaj kemi shënuar progres më shumë se Qeveria e mëhershme – dallon si dita me natën20 October 2021
Zaev: E kemi detyrim të jemi të bashkuar në kultivimin e shoqërisë tonë të drejtë11 October 2021