ShowBiz
29 October 2021
Me veshje të çuditshme dhe gati tërësisht transparente, Dua Lipa merr vëmendjen

Ajo njihet për veshjet e saj të çuditshme në skenë.

Dhe Dua Lipa po tregonte se është po aq e guximshme jashtë skenës përmes disa fotografive të publikuara në Instagram të enjten,, ku tregoi figurën e saj të mahnitshme të trupit, shkruan DailyMail.

Këngëtarja e hitit “One Kiss”, 26 vjeçe, dukej e pabesueshme në një veshje me material të tejdukshëm, i cili vinte në pah linjat trupore.

Dua i la shumë pak vend imagjinatës në veshjen e tejdukshme, e cila shfaqte të gjitha asetet e saj


Javën e kaluar, Dua u pa duke punuar shumë në studion e regjistrimit në kryeqytetin anglez, duke bërë që qëndrimi i saj të jetë më i zgjatur në Mbretërinë e Bashkuar, me sa duket për qëllime pune.

Fotografitë e çuditshme të këngëtares vijnë pasi ajo kohët e fundit kryesoi top-listën e këngëve më të dëgjuara në Mbretërinë e Bashkuar me bashkëpunimin e saj me Sir Elton John, “Cold Heart (Pnau Remix)”.

Kënga zuri vendin e parë pas tre javësh radhazi në vendin e dytë në renditjen e Top Charts.

Bashkëpunimi i dyshes është dëgjuar deri më tani mbi 5.9 milionë herë nga fansat globalë.



Të ndryshme
Më shumë
Gjendet i pajetë trupi i modeles që quajti Putinin një ‘psikopat’18 March 2022
Shqiptari me 3.2 kg kokainë, i vë pistoletën në kokë policit 7 July 2020
Aktakuza ndaj Thaçit, a duhet të dorëhiqet presidenti?27 June 2020