ShowBiz
17 September 2026
Rogerti sfidon publikisht Jozin në ring: Hajde ta bëjmë tamam!

Rogert Sterkaj ka hedhur publikisht një sfidë për një ndeshje boksi ndaj Jozi Markut, duke e shoqëruar propozimin me një poster të një përballjeje të mundshme mes tyre.

Në një postim në rrjetet sociale, Sterkaj ka publikuar imazhin ku shfaqet përballë Markut në ring, ndërsa mbi poster shkruhet “Influencer Boxing Match” dhe “Two influencers, one ring, no excuses”.

“Hajde ta bëjmë tamam!”, shkruan Sterkaj, duke e bërë të qartë se bëhet fjalë për një sfidë të propozuar prej tij ndaj Markut.

Sterkaj sugjeron që debatet apo përplasjet online të mbeten jashtë rrjeteve sociale dhe të shndërrohen në një përballje sportive, me rregulla dhe respekt.

“Grindjet online t’i lëmë online – si burra, përballë në ring, me respekt dhe rregulla”, shkruan ai në postimin e tij.

Sipas propozimit të bërë nga Sterkaj, përballja do të mund të zhvillohej në një arenë të madhe në Tiranë, me publik, sponsorë dhe bileta. Ai ka deklaruar gjithashtu se një pjesë e të ardhurave nga biletat do të përdorej për bamirësi.

Megjithatë, deri në këtë moment nuk bëhet fjalë për një ndeshje të konfirmuar zyrtarisht. Postimi i Sterkajt është një sfidë interesante publike drejtuar Jozefin Markut dhe mbetet për t’u parë nëse Marku do ta pranojë dhe nëse përballja do të konkretizohet.

Nëse sfida pranohet, përballja Jozi Marku vs. Rogert “La Bombaaa” Sterkaj do të ishte një duel mes dy figurave të njohura në rrjetet sociale, i kthyer nga fjalët online në ring.



Të ndryshme
Më shumë
E goditi gruan në qafë dhe e kafshoi në shpinë në prani të fëmijëve, merret vendimi për bashkëshortin 31 August 2021
MOST: Deri tani, asnjë parregullsi e shënuar15 July 2020
Danimarka do t’i dhurojë Kosovës vaksina AstraZeneca, vetë e ndaloi përdorimin e tyre 2 July 2021