Nga Vendi
1 September 2021
Sela uron fillimvitin shkollor

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka uruar fillimvitin shkollor.

Ka shprehur shqetësimin e tij se për shkak të situatës me virusin korona, prindërit nuk mund të ndihen të sigurt për fëmijët e tyre gjatë kthimit në bankat shkollore.

“Të nderuar mësues dhe të dashur nxënës! Sot është dita e parë e shkollës me prani fizike pas gati dy vite mësimi online. Prindërit gjënë më të vlefshme pra fëmijën ua dorëzojnë në besim mësuesve! Mësuesi, për çdo nxënës, është si prind i dytë, pasi dashuria dhe përkushtimi i tyre është i madh dhe një pjesë të mirë të kohës, ata e kalojnë bashkë. Shkaku i pandemisë me virusin korona nuk mund të ndihemi të qetë dhe të sigurt për fëmijët tanë. Shkollat e Mesme të Tetovës dhe Gostivarit, mësimin e filluan online me shpresë që sa më shpejtë të bashkangjiten dhe ata. Nga ana tjetër ne sot shohim fytyra me buzëqeshje të ndritshme e të mbushura me jetë e shpresë! Urime shëndet, fat e mbarësi për të gjithë mësuesit dhe nxënësit!”, shkroi Sela në “Facebook.



Të ndryshme
Më shumë
Lirohen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni26 July 2021
Si do ta ngrit interesimin për vaksinim Filipçe? Së shpejti në kafe vetëm me dy doza13 October 2021
Tashmë ata janë vendosur në SHBA – afganët rrëfejnë historitë e tyre të ikjes, frikës dhe shpresës 1 October 2021