ShowBiz
4 November 2026
"A e di çka do të thotë me u shit", Zoja Nushi përfshihet në një debat me Adrian Kalanderin në Big Brother

Kanë nisur përplasjet e para ndërmjet banorëve të Big Brother VIP Kosova 5.

Së fundmi në një debat është përfshirë Zoja Nushi me Adrian Kalanderin, ku pjesë e tij ka qenë edhe Fatlum Dreshaj.

Duket se Zojës i ka ngelur hatri për një fjalë që konkurrenti nga Prizreni i kishte thënë, nga i cili kërkoi llogari.

Ata po qëndronin në oborr, teksa vazhdonin diskutimet me njëri-tjetrin, duke dashur që të marrë një mendim nga ta.

"A e di çka do të thotë me u shit, a e di çfarë po thua, a di çka do të thotë me i thënë njeriut je duke u shitur ti", iu drejtua Zoja - Adrianit.

Ky i fundit u mundua të injorojë, gjersa ia ktheu: "Manipuluese, me mua jo".

Edhe pse kanë kaluar vetëm pak ditë në shtëpinë e famshme, ata po kërkojnë të jenë në vëmendje e të kenë përplasje të shumta. 



Të ndryshme
Më shumë
Jo vetëm zjarret, Turqia dhe Greqia shkunden edhe nga tërmetet 6 August 2021
Rama në Konferencën e Mbrojtjes Kibernetike: Jam i vetmi në qeverinë time pa doktoraturë 9 October 2025
Ja përse një fëmijë nuk duhet të flejë kurrë në divan16 June 2021