ShowBiz
2 September 2021
Nora sqaron raportin me Robertin: Do vazhdoj të kaloj kohë më babin e Rennes përderisa ajo është e lumtur

Ish-çifti i njohur, Nora Istrefi dhe Robert Berisha, janë kthyer përsëri në vëmendjen e mediave, pas një udhëtimi që bënë së bashku jashtë Kosovës.

Dyshja ditë më parë kanën shijuar pushimet së bashku me vajzën e tyre, Renee, teksa nuk kanë munguar fotografitë e ndryshme në rrjetet sociale.

Kjo afërsi e tyre ka bërë që të spekulohet se ata mund t’i kenë dërguar raportet e tyre në një nivel më shumë se sa dy ish-partnerë dhe prindër të një vajze.

Megjithatë, se si qëndron e vërteta, këngëtarja e njohur e ka sqaruar edhe një herë përmes një postimi në Instagram.

“Nuk e di sa është e rrugës të sqarohem për herën e 100-të, por në fakt më shumë më shqetëson mendësia se sa shkrimet për raportet tona me Robertin. E kam thënë, do ta them dhe vazhdoj ta mbroj kauzën që pas çdo ndarjeje kur fëmijët janë në mes, lumturia e tyre është primare (hiç anash inatet ballkanike, thashethemet dhe paragjykimet)”.

“Unë do të vazhdoj të kaloj kohë me babin e Renee’s përderisa ajo është e lumtur, ndërsa në raportet tona personale nuk ka ndryshuar asgjë përveç një miqësie korrekte, nuk e di a ju lumturon ky sqarim, por do të doja më shumë të ishte vetëdijësues”, ka sqaruar Nora.

 



Të ndryshme
Më shumë
Gjysmë milioni hektarë tokë e shkrumbuar dhe mijëra ndërtesa të djegura, vazhdojnë zjarret në Greqi 9 August 2021
Rezultatet e para për Komunën e Vrapçishtit31 October 2021
“Aktive katër zjarre, dy hekilopterë të policisë dhe një i armatës po e shuajnë zjarrin mbi rrugën magjistrale Shkup – Bllacë” 7 July 2025