Nga Vendi
6 April 2026
Bashkëpunim për spitale më të sigurta, takim mes Uzeiri Feratit dhe ministrit Hoxha

Drejtoresha e Spitalit Gjinekologjik të Çairit, Meral Uzeiri Ferati, ka zhvilluar një takim pune me Ministrin e Ekologjisë, Muhamed Hoxha, ku në fokus ishte përmirësimi i kushteve mjedisore në institucionet shëndetësore.

Gjatë takimit, palët diskutuan për rëndësinë e krijimit të një ambienti më të pastër dhe më të sigurt për pacientët dhe stafin mjekësor, si dhe për nevojën e forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional. “U diskutua për përmirësimin e kushteve mjedisore në institucionet shëndetësore, si dhe për bashkëpunimin ndërinstitucional”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, u theksua gatishmëria për realizimin e projekteve të përbashkëta në të ardhmen, me qëllim avancimin e standardeve në sektorin shëndetësor.



Të ndryshme
Më shumë
Propozim ligjet për arsimin fillor dhe të mesëm para deputetëve21 September 2020
Bitcoini arrin vlerën më të madhe në histori21 October 2021
BDI mbron rikthimin e Grubit: “Proces transparent, pa standarde të dyfishta dhe me respektim të prezumimit të pafajësisë”23 February 2026