Nga Rajoni
2 April 2026
Përplasje në Kuvend, Haradinaj akuza të forta ndaj Kurtit për energjinë dhe mediat

Seanca në Kuvendin e Kosovës është shoqëruar me tone të ashpra, ku kryetari i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka drejtuar akuza të forta ndaj kryeministrit Albin Kurti.

Haradinaj reagoi ndaj deklaratave të Kurtit për financimin e mediave, duke e akuzuar atë për standard të dyfishtë dhe për përdorim të fondeve publike.

“Dëgjone çka po thotë, mediat po financohen me thasë, ky shpenzon më së shumti pare duke ushqy zagarë për të fyer shqiptarë”, u shpreh ai.

Kreu i AAK-së e akuzoi Kurtin edhe për përgjegjësi direkte në rritjen e çmimeve dhe menaxhimin e sektorit të energjisë, duke përmendur abuzime dhe përfitime të individëve të afërt me pushtetin.

“Ky dhe qeveria e tij mbani përgjegjësi për çmimet, për faturat e energjisë dhe nuk mund të fshiheni pas asnjë ligji”, deklaroi Haradinaj, duke shtuar se “oligarkët e afërt me qeverinë po përfitojnë çdo ditë nga tregu energjetik”.

Ai e cilësoi fjalimin e kryeministrit si përpjekje për të shmangur përgjegjësinë, ndërsa theksoi se do të vazhdojë ta kundërshtojë atë që e quajti mashtrim publik.



Të ndryshme
Më shumë
Gruaja merret peng nga turma në Pakistan, i grisin rrobat, e prekin seksualisht teksa bënte video për TikTok26 August 2021
Mësuesit në detyrë në shkolla, MASh ndërmerr masa për parandalimin e incidenteve 5 May 2026
Danilovski: Me llojin indian mund të infektohen edhe personat e vaksinuar, por rreziku është i vogël21 June 2021